Britani Zamora, është mësuesja 28-vjeçare nga Arizona e cila u akuzua se kishte kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj, adoleshentin e 13-vjeçar. Sipas burimeve thuhet se ajo kryente marrdhënie seksuale me 13-vjeçarin jo vetëm në ambientet e shkollës, por edhe në vende të tjera.
Zamora ka kërkuar falje nga familja e të miturit, si dhe ka kërkuar nga gjykata të tregoheshin tolerantë, duke qenë qenë se ajo prentendon se nuk ishte e rrezikshme për pjesën tjetër të komunitetit, duke u betuar se gjatë gjithë jetës së saj i ka zbatuar ligjet.
Sigurisht që asnjë kërkesë e ish-mësueses nuk është marrë parasysh, deh u dënua nga gjykata me 20 vite burg për veprimin e rëndë që bëri me adoleshentin.