Një 41 vjeçar turk është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka kryer me anë të mashtrimit mbi 1 milionë euro transaksione të paligjshme në bashkëpunim me persona të tjerë.
Ferhat Karakus, duke përdorur postet e biznesit të tij, ka kryer transaksionet me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.
Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.
Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar.