Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Krijohet poli i ri në kampin e djathtë duke thelluar përçarjen e opozitës

12:08 / September 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 46
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetët demokratë Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka, Arbi Agalliu, Selaudin Jakupllari dhe kreu i LZhK Dashamir Shehi janë bashkuar duke premtuar krijimin e një alternative për një opozitë ndryshe.


Në prezantimin e kësaj lëvizje, deputetja Flutura Açka theksoi se ata besojnë se sistemi politik në Shqipëri duhet ndryshuar, duhen hapur listat e duhen demokratizuar partitë.
Sipas Açkës opozita sot është e dobët dhe e izoluar ndërkombëtarisht, ndaj duhet një alternativë e re. “Ne besojmë se opozita parlamentare është më e vogël se opozita reale, ” deklaroi Açka duke premtuar se ky grupim deputetësh do të përpiqet të përfaqësojë ata qytetarë që janë të pakënaqur nga opozita aktuale.

Ndërsa Enkelejd Alibeaj theksoi çështjet që bëjnë bashkë sot këtë grupim.
“E para ne mbështesim drejtësine. E dyta ne besojmë se raportet e Shqipërisë me partnerët strategjikë janë të domosdoshme. E treta sot opozita dhe parlamenti është vite dritë larg problemeve të njerëzve” deklaroi Alibeaj.
Ky grupim deputetësh theksuan se ata do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pa e specifikuar formën por duke premtuar se ata do të zbatojnë parimin e listës së hapur të kandidatëve.

4 deputetët demokratë Alibeaj, Açka, Agalliu dhe Jakupllari në këto 3 vite janë pozicionuar kundër Sali Berishës. Ata mbështetën rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD-së. Por në qershor kur Basha e humbi logon dhe vulën e PD-së, këta 4 deputetë vendosën të largohen nga Basha për të ndërtuar një alternativë të re. Ata janë larguar zyrtarisht nga grupi i PD-së dhe prej muajit gusht kanë nisur mbledhjen e 3 mijë firmave për të regjistruar partinë e re në gjykatë.

Deputetet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.