Fjolla Morina është sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë ajo ka shpërthyer në drejtim të disa prej emrave të njohur të showbiz-it shqiptar.
Bëhet fjalë për Morena Tarakun, Arbnora Ademajn dhe Shkenda Dubovën.
“1 lavirja Morena, 2 Arbnore, Shkenda dhe llaskucët e tyre që hanë prej tyre dhe ua mbajnë qeset”, ka shkruar Fjolla në postimin e parë.
Fjolla ka kaluar tek një tjetër sulm, drejt menaxherit të disa emrave të showbiz-it, Jetmir Aga-n, duke shkruar sipër emrit të tij “Krim i organizuar”.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes këngëtares dhe emrave të lartpërmendur, megjithatë duket qartë se raportet mes tyre janë shumë të tensionuara.