Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të pezullojë nga detyra prokurorin e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli, pasi akuzohet për korrupsion. Ndaj tij është dhënë masa “detyrim paraqitje” ndërsa masa “arrest me burg” është caktur për dy persona të tjerë që kanë qenë nën hetim. Bëhet fjalë për Ernest Duron dhe Ervin Hysajn, të akuzuar për korrupsion aktiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ernest Duro akuzohet dhe për veprën penale “Deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal. Prokurori Çoçoli është akuzuar më parë nga prindërit e një vajze 17-vjeçare të rrëmbyer, se u kishte marrë 1 mijë euro për të zgjidhur çështjen e saj. Vajza e komunitetit rom dyshohet se ishte rrëmbyer nga një i ri nga Levani i Vlorës, por pas arrestimit të tij, deklaroi se ishte larguar me dëshirë.