Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot aplikacionin e ‘Komisariati Digjital’, për të bërë denoncimin e krimeve mjedisore.
Nëse një qytetar konstaton ndotje të tokës, ujit, parqeve, plazheve apo ndotje akustike, secili prej qytetarëve mund ta denoncojë problemin, në mënyrë që problemi të marrë zgjidhje sa më shpejt.
“Mirmëngjes, dhe me aplikacionin ‘Komisariati Digjital’, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e Krimit Mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës (vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve), ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë. Kujdesuni për mjedisin edhe për veten”, shkruan Rama.