Krim në një familje në Tiranë. Dhëndri, ka qëlluar drejt familjes së gruas. Autori i krimit, është larguar me makinën tip “C Class” ngjyrë e zezë.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë në Paskuqan, ku ish-dhëndri shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë. Ai është Ramazan Kuta.
Policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tij. Paraprakisht, dyshohet se ish-dhëndri ka hyrë brenda banesës dhe i ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Ende vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë, paraprakisht dyshohet se kas pasur një konflikt mes tyre.