Arben Ahmetaj u shkarkua edhe nga posti si drejtues politik i PS-së në qarkun e Vlorës, dhe kjo pas një krisje të raportit të tij me Edi Ramën, të paktën kështu thekson gazetari Denis Dyrnjaja.
Sipas tij, siç edhe përfiltet, krisja mes Ramës dhe Ahmetaj ka ardhur pasi dyshohet se ky i fundit ka çuar informacione për inceneratorët te kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Ka një çarje të fortë mes Ramës dhe Ahmetajt. I besoi detyrën më të rëndësishme, dhe portofole të rëndësishme me shumë para. Diçka ka ndodhur mes tyre. Flitet që Ahmetaj është njeriu që ka çuar informacion tek Meta për inceneratorët. Kjo është e paprovuar por përflitet shumë. Ahmetaj mund të jetë kurban i inceneratorëve. Së shpejti mund të jetë njëri nga njerëzit që SPAK do thërrasë. Por këto janë pikëpyetje që koha do i tregojë”,-tha për “Euronews Albania”.