Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i pyetur nëse LSI dhe PD do të kenë axhendë të përbashkët apo të ndarë në opozitë, tha se janë dy parti të ndara, por theksoi ashtu si kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se e ka fokusin te 25 prilli, është në koherencë më LSI që gjithashtu ka të pakthyeshëm qëndrimin ndaj 25 prillit.
Pjesë nga intervista në MCN Tv
Lulzim Basha dha sinjalet e para se do të pranojë bashkëpunim politik me mazhorancën, duke folur për nevojën e ndryshimeve kushtetuese. Po atë ditë ju folët për përballje, kur thatë se citoj, ‘Pa zgjidhur e perballur 25 prillin dhe masakren zgjedhore çdo gje tjeter ne parlament do te jete vetem farse dhe riciklim i kompromiseve, qe vijne ere te qelbur dhe qe komisionohen nga oligarket”. Keni strategji të ndryshme me PD, apo kanë të drejtë ata që flasin për krisje të raporteve me PD?
Vasili: LSI dhe PD janë dy parti në opozitë. Për LSI është i pakthyeshëm dhe gur prove qëndrimi ndaj 25 prillit sepse ka prodhuar një qeveri ilegjitime sepse ka lindur mbi zgjedhje të blear. Pa zgjidhur këtë cështje, punësimet, veprimet e administratës publike, sjelljen selective të policisë. PD ka rekordet e veta por unë po flas për LSI. Pa zgjidhur këto probleme nuk mund të ketë asnjë veprim të mëtejshëm dhe smund të flitet për reforma. Përndryshe do i jepnim legjitimitet një qeverie që nuk e ka.
Ka një kohë se kur do të mblidhet serish opozita e bashkuar, apo tani do të keni axhenda të ndara?
Vasili: Ka një objektiv madhor që është 25 prilli. Parlamenti do të bëjë në mënyrë të qartë qëndrimin e tij dhe mund të kontrolloni koherencën. Basha e kishte fokusin te 25 prilli në deklaratën e tij dhe këtu ka koherencë. Beteja për 25 prillin e forcon opozitën dhe që nuk bën kompromis dhe të gjithë shqiptarët shikojnë se opozita është e bashkuar. Koalicioni i shitjes së votës duhet të marrë fund, përndryshe Shqipëria do bëhet vend i pajetueshëm për shqiptarët.