Mbaj mend që përpara vitesh kultura e stërvitjes dhe e suplementeve në shqipëri ka qënë shumë ndryshe. Shanset janë që nëse ke qënë nëpër palestra këto 5-10 vitet e fundit jo vetëm ke dëgjuar legjendat më spektakolare të mundshme për rezultate a efekte anësore të suplementeve, po mesiguri edhe i ke provuar vetë duke kuptuar se asnjë nga të dyja nuk është as afër realitetit. Shtojmë këtu edhe cmimet e frikshme të kohës kur ka patur vetëm 1 apo 2 dyqane dhe kemi një pamje të plotë të një kohe “të errët” për dicka që është shumë më e thjeshte se sa e bëjnë të duket.
Me pak minuta analizë është e thjeshtë të kuptojmë nga burojnë probleme të tilla. Si fillim është dëshira për tu pasuruar shpejt. Dhe kjo synohet në mënyrën më të thjeshtë kur je I vetmi në treg. Duke rritur cmimin. Produktet si proteina e preëorkoutet kanë qënë të gjitha të paktën 50% më të shtrenjta se sot. Duhej të mendoheshe mirë përpara se të blije një suplement. Vështirsohej akoma më tepër situata duke marë parasysh se numri I firmave të tyre ka qënë i kufizuar dhe blerjet përmes internetit, pak më të vështira se sot. Qoftë për mungesë të shërbimit nga kompanitë, pasiguria nëse të vjen a jo apo edhe nëse është ai i vërteti apo jo.
Kjo pasohet nga dëshira për ta justifikuar një cmim të tillë duke fryrë rezultatin që të sjell. Kombinuar me imazhin e trupin e formuar të sportistëve, qoftë atyre që blenë rregullisht apo edhe atletëve zyrtarë të kompanive, është e thjeshtë për syrin dhe mendjen e një fillestari të etur për rezultat që të gënjehet. “Shton X kilogram me këtë, nëse e pi 5 minuta e 30 sekonda pasi mbaron stërvitjen, sidomos po e kombinove dhe me këtë suplementin tjetër” janë ndër fjalitë më qesharake për këdo që di gjërat më bazike të nutricionit e suplementimit.
Akoma sot qarkullojnë fraza të tilla por ama shihet një tendencë që anon nga informimi real. Jo se është ndërgjegjësuar njeri që nuk duhen gënjyer klientët, por sepse ka të tjerë që kanë kuptuar se e verteta shet po aq sa gënjeshtra. Biles krijon klientë më besnikë e shumë më pak zhgënjim. Kjo ndihmohet nga boomi teknologjik dhe pafundësia e mundsive për tu informuar sot edhe për njerzit e thjeshtë. Nuk të duhen 3 diploma që të kuptosh se 1gram proteinë ka 4 kalori dhe se shtimi apo rënia në peshë nuk janë të lidhur me suplementin, por me totalin e kalorive ditore. Humbja e dhjamit nuk ka kurrsesi si të vijë nga një aminoacid kur abuzon rregullisht me ushqimin dhe aktivitetin e ulët. Ka gjithashtu një rritje të numrit të njerzve që rregullisht mundohen të ndryshojnë lloj lloj mentaliteti të vjetër të rrënjosur në kulturën e vjetër të palestrave tona. Ndonjëhere kjo paraqitet si sfidë shumë më e vështire sesa të informosh dikë të ri që sapo fillon. Bindja se I ke përgjigjet kur në fakt je vite dritë larg tyre është ajo që të mban të burgosur të vetes tënde e të pengon ty e të tjerë rreth teje të bëjnë përpara. Të paturit e një mëndjeje të hapur dhe kurioziteti për të mësuar është celësi i progresit jo vetëm i kësaj industrie, por i çdo fushe të mundshme.
Tani, 5 vite më vonë pasi unë kam filluar të stërvitem e të njoh gjërat brenda e jashtë, si klient e si trajner, si dikush që ka filluar duke pyetur e duke lexuar online e gjithashtu dikush që i ka studiuar realisht suplementet, mund të them se nuk janë më të njëjtat kohë. Gjërat duket se po ndryshojnë për mirë më në fund. Konkurenca e drejtë mes numrit të madh të dyqaneve dhe linjave të shumta të produkteve është mëse e shëndetshme për konsumatorët. Tani mund të gjesh produktet me përzierjen që do, shijet që do dhe cmimin real me të cilin do e blije në cdo vend të botës. Vetë kompanitë e huaja njohin disa prej dyqaneve tona si distributor zyrtar ndaj autenticiteti I produkteve është deri diku më I garantuar pavarësisht se nuk mungojnë edhe manipulime të mundshme në prapaskenë. Vetë kompanitë kanë filluar të bëjnë reklama e të promovojnë e sponsorizojnë atletë shqiptarë me produktet e tyre. Gjëra që kanë vite që bëhen në vendet e tjera. / Bordo /