Kristjan Asllani mbërriti këtë të premte në Stamboll për t’u bërë pjesë e Besiktas. Mesfushori i Kombëtares do të jetë i huazuar, ndërsa në fund të sezonit klubi turk ka të drejtë ta blejë kartonin nga Inter.
Gjysmën e parë të sezonit, Asllani e kaloi te Torino, që vendosi ta ndërpresë para kohe bashkëpunimin me të. Besiktas pretendon që ta paguajë rreth 10 milionë euro kartonin e 23-vjeçarit, por “zikaltërit” kërkojnë pak më shumë.
Në drejtim të Kristjan Asllanit pati interesim nga disa ekipe në Itali, Francë apo Spanjë. Kjo do të jetë përvoja e parë e Asllanit jashtë Italisë, i cili e nisi tek Empoli në 2021.
Te Besiktas luan Milot Rashica, por klubi i njohur nga Stambolli zotëron edhe kartonin e Ernest Muçit, i cili aktualisht është i huazuar te Trabzonspor.
