Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kritika nga Rama për ”fshatin turistik” pa leje në Theth, ILD: S’ka arsye për hetim për prokuroren Gjeli

14:36 / September 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1758284207 klpelsagjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën me dije se nuk ka nisur një hetim disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli, e cila u akuzua nga qeveria se nuk nisi hetim për një ndërtim pa leje në zonën e Thethit. Përmes një letre, ILD ka njoftuar ministrin Manja se e ka arkivuar kërkesën e tij për hetim disiplinor pasi pas verifikimeve paraprake nuk ka gjetur asnjë element për ta bërë këtë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Metani thotë se nuk konstatohen elementë të juridikë apo faktikë për të krijuar një dyshim të arsyeshëm për të nisur hetim ndaj Gjelit.

“Ju vëmë në dijeni se, Inspektori Lartë i Drejtësisë (ILD) pas shqyrtimit fillestar të ankesës tuaj, të regjistruar me nr. 2138 prot., datë 10.07.2025, ndaj veprimtarisë së magjistrates znj. Elsa Gjeli, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, si dhe referuar vendimit nr. 2138/3 prot., datë 15.07.2025 të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë “Për verifikimin pas shqyrtimit fillestar të ankesës dhe informacionit të marrë, ka konkluduar se, nuk konstatohen paraprakisht elementë juridikë apo faktikë të cilët i krijojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë një dyshim të arsyeshëm për fillimin e hetimit disiplinor ndaj magjistrates znj. Elsa Gjeli me detyrë prokurore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Për këtë arsye, është vendosur arkivimi pas verifikimit të ankesës tuaj, bazuar në nenin 122, pika 4 të ligjit ar. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Në mbështetje të nenit 119, pika 4 dhe nenit 122, pika 5 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bashkëlidhur këtij njoftimi, ju lutemi, të gjeni një kopje të vendimit të arkivimit të ankesës

Në përputhje me nenin 122, pika 5 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ju keni të drejtë të ankimoni këtë vendim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, brenda 1 (një) jave nga datá e marrjes së vendimit të arsyetuar”, thuhet në letrën e ILD-së.

ild prokurore Gjeli Rama Theth
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Monitorim i eficiencës gjyqësore/ ILD miraton 9 inspektime për vitin 2026, propozimet vetëm nga 3 institucione

12:58 / February 9, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.