Kryedemokrati Lulzim Basha, ka folur lidhur me linjën politike që po ndjek partia që ai drejton për të bërë opozitë.
Moderatori i emisionit ka kritikuar kreun e PD-së, se opozita është treguar e “butë” ndaj shkeljeve që sipas tij ka bërë qeveria. Në fjalën e tij Basha është përgjigjur se opozita e tij nuk kishte për detyrë që të ngrite zërin.
“S’ka më opozitë që ulëret. Më vjen keq ajo opozitë nuk është më. Nuk është opozita që udhëheq unë. Kujt nuk i pëlqen me vjen keq. Por ka ikur koha e opozitave që ulërisnin,”-tha Basha.
Partia që Basha drejton aktualisht është drejtuar për disa dekada nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve të 2013.