Kandidati i PS-së për kryebashkiak në Himarë, Vangjel Tavo ka komentuar kritikat në lidhje me gjuhën greke. Për të këto janë përpjekje për të krijuar tymnajë, por nuk ia kanë dalë, ndërsa theksoi se Himara është e himarjotëve dhe se historia e atyre që e kanë për interesa të ngushta politike dhe private, ka mbaruar.
”Edhe ata që janë përpjekur herë pas here këtu, të gjejnë shesh për të bërë përshesh, nuk do të kenë më terren në Himarë. Mbaroi historia e atyre që e kanë shfrytëzuar Himarën dhe himarjotët për interes atë ngushta politike dhe private. Himara është e himarjotëve, dhe këtu nuk ka lidhje as gjuha që përdoret.
Unë në rrugë u flas njerëzve, kush do greqisht, greqisht, kush do shqip, shqip, kush do anglisht, anglisht. Janë përpjekur të për krijuar tymnajë kundër nesh, por u ra dhe kjo”, tha Tavo gjatë takimit me qytetarët, ku sot krah tij ishte edhe kryeministri Edi Rama.