Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni kanë zhvilluar një takim në Romë. Në fokus ka qenë çështja e emigracionit.
Në një njoftim zyrtar, qeveria e Romës njofton, ndër të tjera se mes dy liderëve u diskutua gjithashtu edhe çështjet ekonomike mes dy vendeve.
“Kryeministrja Giorgia Meloni pati një bisedë të gjatë dhe të përzemërt me presidentin francez Emmanuel Macron këtë pasdite në ndërtesën e qeverisë Palazzo Chichi. Të dy liderët diskutuan çështjet kryesore ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë për menaxhimin e fenomenit të migracionit dhe prioritetet e ekonomisë, përpara konferencës Med 9 të së premtes në Maltë dhe Këshillit Evropian joformal, i cili do të mbahet javën e ardhshme në Granada Spanja”, njofton qeveria e Romës.