Pas paralajmërimit të krizës energjitike, në Kosovë ka filluar ndërprerja e dritave.
Kompania e Shpërndarjes së Energjisë në Kosovë, ka njoftuar ditën e sotme se do të ketë ndërprerje të dritave në të gjithë vendin si pasojë e prodhimit të ulët dhe çmimeve të larta të importit.
Sipas mediave fqinje, ndërprerja e dritave duket se ka filluar në disa prej lagjeve kryesore të Prishtinës.
Zonat që aktualisht kanë mbetur pa energji janë lagjet Ulpiana, Dragodan dhe Veternik ku prej më shumë se dy orësh kanë mbetur pa drita.