”Inflacioni arriti në 8%, më i larti nga vitit 1998”, kështu shprehet guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për mediat, ku tha se situata është krijuar nga lufta në Ukrainë.
“8% gjatë tremujorit niveli më i lartë që nga viti 1998. Paraqitet i ulët si në kontekstin rajonal dhe europian, baza e inflacionit ka ardhur në rritje dhe zgjerim. Tashmë pjesa më e madhe e artikujve shfaqin normë inflacioni ndjeshëm mbi objektivin tonë 3%”, tha Sejko.