Kriza politike në vend po sjell në Tiranë zyrtarë të lartë të vendeve mike, ku pas politikanes gjermane Katja Leikert, pritet të vijë Drejtori për Evropën Qendrore dhe jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik.
Ai do të takohet me përfaqësuesit e forcave politike në Shqipëri, ku mësohet se diplomati amerikan do të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Demokrate Lulzim Basha këtë të enjte, ndërsa nuk ka shumë të dhëna mbi axhendën e takimeve.
Kostelancik është një diplomat karriere dhe ka qenë më parë edhe pjese stafit të ambasadës amerikane në Tiranë. Sigurisht vizita e tij në Tiranë, nuk mund të ketë jashtë vëmendjes dhe krizën politike që ka përfshirë vendin prej muajsh.