Mijëra kroatë demonstruan të shtunën në Zagreb, duke kërkuar masa më të ashpra kundër dhunës në familje dhe më shumë trajnime për punonjësit shtetërorë që t’i ndihmojnë të dhunuarit t’i zgjidhin problemet.
Tubimi u nxit nga rasti i fundit në ishullin Pag të Adriatikut ku një baba hodhi 4 fëmijët e tij nga një dritare e katit të sipërm. Fëmijët e moshës tre, pesë, shtatë dhe tetë vjeç pësuan dëmtime të rënda.
Protesta u organizua nga lëvizja e rrjeteve sociale “#spasime” (Më shpëto) e cila në vetëm dy javë mblodhi më shumë se 45.000 mbështetës online.
Protestuesit kërkojnë edukim më të mire në shkolla dhe më shumë trajnime për punonjësit shtetërorë për të luftuar incidentet e dhunës. Ata gjithashtu kërkojnë një asistencë telefonike 24 orë, që viktimat të raportojnë dhunën. Kryeministri Andrej Plenkovic ishte prezent përgjatë turmës së demonstruesve të shtunën dhe ai tha se ishte i gatshëm t’a trajtonte këtë çështje.