Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryebashkiakët e përjetshëm. Në Kamëz dhe Maliq, Mziu dhe Topçiu nuk ndryshojnë

20:17 / May 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tre kryebashkiaket 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbretërimi kryebashkiakëve me tre apo më shumë mandate duket se nuk do të marrë fund edhe në zgjedhjet e pritshme lokale të 30 qeshorit.

Hapin e parë të pjesshëm, për t’i dhënë fund qeverisjes lokale nga kryebashkiakë të përjetshëm, e ka hedhur Partia Socialiste me moskandidimin e Qazim Sejdinit në Elbasan dhe me gjasë të Vangjus Dakos në Durrës.

E ndërsa për Qazim Sejdinin dhe Vangjush Dakon është duke u përdorur ky standard, i paprekshëm mbetet kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, në krye të kësaj bashkie që prej vitit 2000. Ai ka 19 vite që merr pagën si kryebashkiak në një nga bashkitë me shumë probleme si Maliqi.

Socialistët kanë projektuar përsëri Topçiun për garën e 30 Qershorit për Bashkinë e Maliqit, duke ia çuar në 6 mandatet si kryebashkiak ose 23 vite në këtë detyrë.

Disa javë më parë, përfaqësuesit e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve propozuan kufizimin e mandateve të kryebashkiakëve.
Por, kjo iniciativë e tyre u kundërshtua nga përfaqësuesit e PD-së.

Mesa duket, shkaku kryesor i kundërshtimit lidhet me një emër të njohur të pushtetit vendor. Ai është Xhelal Mziu, kryebashkiaku i Kamzës, i cili nëse demokratët do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, atëherë zoti Mziu do të garojë për mandatin e pestë, duke u bërë kështu një nga kryebashkiakët më jetëgjatë në këtë detyrë në një bashki të madhe siç është Kamza.

Si Maliqi i socialistëve, apo Kamza e demokratëve janë kthyer në bastione politike, ku duket se nuk ka më garë dhe vend për rotacion dhe ide të reja qeverisëse lokale. Këto dy bashki nuk janë në rreshtin e atyre që kanë pësuar ndryshim për mirë, përkundrazi. Për shkak të mbretërimit të një kryebashkiaku, problemet nuk janë zgjidhur, por thelluar akoma më shumë. tch

kryebashkiake maliq mziu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.