Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, këtë të martë është ndaluar në njësinë administrative Lis, ku prezantoi investimet që bashkia ka realizuar për banorët e kësaj zone dhe ato që do të realizojë edhe në vitin e ardhshëm. Sipas Malajt, në këtë Njësi është drejt përfundimit rrjeti i ri i ujësjellësit dhe se në Lis është Asfaltuar segmenti rrugor që e lidh zonën me qytetin e Burrelit.
Postimi i plotë
Vijojmë me dëgjesat publike në Njësinë Administrative Lis, ku shpalosëm të gjitha investimet që bashkia ka realizuar për banorët e kësaj zone dhe ato që do të realizojë edhe në vitin e ardhshëm.
Në Lis është Asfaltuar segmenti rrugor që e lidh zonën me qytetin e Burrelit. Rehabilituar qendra e njësisë. Drejt përfundimit rrjeti i ri i ujësjellësit që kjo zonë mos të ketë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.
Krahas investimeve të realizuara deri më tani, edhe në vitin 2025 në njësinë Lis do të vazhdojë puna për sistemimin e kanalizimeve të ujrave të zeza, riparimin e tregut, në mënyrë që banorët të kenë mundësinë të tregtojnë produktet e tyre brenda zonës, mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore, ku është e nevojshme, mbështetje financiare për ndërtimin e shtëpive pritëse, për t’i dhënë zhvillim sektorit të turizmit por edhe zonës.
Në takimin e rradhës me Bllokun SMT & Lagjen e Re diskutuam mbi investime të cilat janë në vijimësi, por edhe për disa të tjera që së shpejti do të nisë puna.
Për banorët e këtyre lagjeve investimet nga ana e Bashkisë Mat konsistojnë në ndërtimin e kanalizimeve për ujrat e zeza aty ku është e nevojshme, vijimin e rikonstruksionit të Qendrës RINOVART,një qendër rekreative dhe multifunksionale, asfaltim të disa segmenteve rrugore, rehabilitim të hapësirave publike, vendosjen e ndriçimit, në ato lagje ku mungon, për sigurinë e komunitetit.