Kryesocialisti Edi Rama sot prezantoi Erion Isain që kërkon një mandat të dytë si kryetar i bashkisë së Kolonjës. Isai gjatë një takimi me bashkëqytetarët, tha se në këto 9 vite është investuar këtu më shumë se 50 vjet.
“Unë mendoj që dëmi që i është bërë Kolonjës nga 2005-2013 ka qenë aq fatal se me gjithë një energji të jashtëzakonshme që është investuar në 9 vjet, më shumë se 50 vjet për ta kthyer Kolonjën në atë çfarë meriton. Mua më pëlqen shumë slogani i këtij viti sepse Kolonja e ka treguar në fakt që jo sot por që prej ditëve më të vështira të Shqipërisë ka ditur të ecë vetëm përpara”, tha Isai.
“Kolonja pas 2 vjetësh, do të shtojë në koshin e votave të PS në qark që mandati i 6 të jetë në xhep i sigurtë për ekipin që do ndërtojë PS, sepse çfarë ka bërë Edi Rama për Kolonjën se ka bërë asnjë Kryeminstër në 100 vite të shtetit shqiptar”, tha më tej.