Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi feston ditën e sotme ditëlindjen e tij.
Subashi ka lindur më 26 maj te 1971 dhe sot bën 50 vjeç. Stafi i Bashkisë Fier e ka surprizuar me lule dhe me një tortë me stemën e Bashkisë ku është shkruar “Armando, Gëzuar Ditëlindjen.”
Armando Subashi ka përfunduar studimet e larta për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës. Ai ka punuar si gjykatës në rrethet gjyqësore Mallakastër dhe Fier, ky ka mbajtur njëkohësisht edhe postin e Kryetarit të Gjykatës.
Subashi është zgjedhur dy herë deputet i qarkut Fier, në zgjedhjet e përgjitshme të 2009 dhe të 2013.
Prej vitit 2015 e në vazhdim mban postin e kryetarit të Bashkise se Fierit.