Dionis Imeraj, kryebashkiaku i Peshkopisë, duket se krahas angazhimeve të tjera e ka marrë seriozisht dhe me skuadrën e futbollit.
Madje, gjatë këtyre ditëve që skuadra ka qenë për zhvillimin e fazës përgatitore, Imeraj ka pasur edhe një takim me krerët më të lartë të skuadrës, stafin dhe lojtarët, e maje duke premtuar të bëjë atë që nuk e ka bërë askush nga paraardhësit e tij më parë, dyfishimin e buxhetit për futbollin.
Në një prononcim që ka dhënë në lidhje me synimet e Korabit, kryebashkiaku Dionis Imeraj ka pohuar: “Gjatë këtyre ditëve kam pasur një takim me skuadrën, e cila është grumbulluar në kushte optimale në Peshkopi. Nuk mund të mos takoja skuadrën që përfaqëson Peshkopinë, ndaj edhe bashkëpunimi do të jetë akoma më frytdhënës në vijim. Korabi është një ekip me djem të rinj, pasionantë dhe që dinë të luajnë mjaft mirë futboll, me kualitet dhe të aftë që ta çojnë Korabin në Superiore”, – tha kryebashkiaku Imeraj.