Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu: Jemi në situatë problematike, akoma jo alarmante

12:17 / January 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6056
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Lezhës ka folur në një prononcim për mediat mesditën e sotme, lidhur me situatën problematike të krijuar këtë të martë si pasojë e reshjeve intensive të shiut.

Ndreu u shpreh se, megjithëse ka zona të përmbytura, situata ende nuk është alarmante.

“Kjo është një situatë që ne e kemi paralajmëruar publikisht. Është siç e keni parë, gjatë gjithë natës ka patur reshje. Ajo që është më serioze është që ka patur reshje edhe në zonat malore, që karikojnë të gjithë përrenjtë dhe lumenjtë që vijnë nga sipër, plus shkarkimet e hidrocentralit që kanë bërë punën e vet dhe jemi në një situatë problematike. Akoma nuk jemi në një situatë alarmante, sepse nuk ka banesa të identifikuara, por ka zona që kanë toka nën ujë. Janë rreth 450 hektarë gjithsej në territorin e Lezhës (të përmbytura). Të gjitha forcat e bashkisë janë në terren, kudo, duke kontaktuar me banorët. Sepse kryesore është të ndërhyhet sa më shpejt, nëse rrezikohet ndonjë nga banorët.”, tha Ndreu.

Sjellim ndërmend se më herët ditën e sotme, bashkia e Lezhës ka njoftuar qytetarët se si pasojë e reshjeve të shumta dhe shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës, situata pritet të rëndohet.

“U kërkojmë të gjithë banorëve që, në rast emergjence apo nëse konstatojnë prezencë uji në banesat e tyre, të kontaktojnë menjëherë në numrin e telefonit: +355 68 367 8727”, thuhej në njoftim.

Bashkia njoftoi se është në gatishmëri dhe po ndjek nga afër situatën për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme dhe mbështetje për qytetarët.

kryebashkiaku Lezhës përmbytjet pjerin nderu reshjet situata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.