Agron Malaj, kryetar i Bashkisë Mat është vlerësuar sot nga Federata e Paqes Universale me titullin “Ambasador i Paqes”.
Gjatë një ceremonie të moderuar nga gazetari Dëfrim Methasani, njëkohësisht kryetar i Këshillit Rajonal të Paqes Tiranë Malaj u vlerësua për punën e palodhur për rilindjen e qytetit të Burrelit dhe gjithë Bashkisë së Matit, për marrëdhëniet mjaft korrekte me qytetarët matjanë, për ndryshimet e ndodhura në këtë trevë.
Gjatë fjalës së tij kryetari i bashkisë Mat theksoi se ky vlerësim nuk i përket vetëm atij, por çdo punonjësi të kësaj njësie vendore, çdo banori të Matit.

Po gjatë kësaj ceremonie të organizuar në pallatin e Kulturës “Shefqet Doda” Burrel u vlerësua me titullin “Mirënjohja e Qarkut Dibër “ Dr.Sali Kurti.
Kryetarja e Këshillit të Qarkut Dibër Alma Selami tha se ndjehej e privilegjuar që i akordonte këtë titull një personaliteti të rajonit, një njeriu human dhe me vlera të veçanta.

Gjatë ceremonisë u vlerësuan edhe figura të tjera të Matit.