Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryebashkiaku i Skraparit thirrje deputetëve të PS dhe PD: Të bëhemi bashkë për të ndërtuar rrugët

14:38 / September 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1757679784xwhatsapp image 2025 09 12 at 20508 pm 988
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema i bën thirrje deputetëve të dy kahjeve politike që janë nga Skrapari për të bashkëpunuar në lidhje me hartimin dhe veçanërisht zbatimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore të kësaj bashkie. Në një mesazh qa ai i ka dërguar Enriketa Jahos dhe Hysen Buzalit deputetë të të PS por edhe Besart Xhaferrit dhe Zija Ismailit deputetë të PD, u ka kërkuar bashkëpunim për hir të një interesit madhor që është ndërtimi i rrugëve të komunikimit të kësaj zone. 

Mesazhi i plotë i kryebashkiakut të Skraparit, Adriatik Mema:

Mesazh për:

Zj. Enriketa Jaho

Z. Zija Ismaili

Z. Besart Xhaferri

Z. Hysen Buzali

Mirëmëngjes!

Teksa bëheni gati të betoheni si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dëshiroj t’ju uroj suksese dhe mbarësi në këtë rrugëtim plot përgjegjësi që po nisni sot. Jam i bindur se ju do të jepni më të mirën në shërbim të atyre që ju kanë votuar dhe jo vetëm, për t’i përfaqësuar dhe për t’ju shërbyer me dinjitet dhe në lartësinë që kjo detyrë fisnike kërkon.

Pavarësisht përkatësisë tuaj partiake, besoj fort se ajo që ju bashkon ju të katërt është Skrapari, vendi juaj i origjinës. Ndaj, si kryetar i Bashkisë, do të kërkoja përunjësisht mbështetjen tuaj sa i takon projekteve zhvillimore për Skraparin. Me formimin tuaj, ju e keni mundësinë të jeni një zë i fuqishëm dhe i mirëkoordinuar në Kuvend, që si asnjëherë më parë të mund të bëhet më shumë për Skraparin dhe atë komunitet të mrekullueshëm që vërtetë meriton shumë më tepër. Në çdo kohë Skrapari i ka dhënë më shumë politikës se ka “marrë” prej saj. Është momenti që ky trend të ndryshojë. Besoj fort se ju do të kontribuoni në këtë drejtim.

Edhe një herë ju uroj suksese dhe mbarësi!

Me konsideratë të lartë,

Adriatik Mema

Kryetar i Bashkisë Skrapar.

Adriatik Mema deputetë PD PS rrugë skrapar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.