Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kryebashkiaku ka një plagë në gjoks” / Flet zv.drejtori i Traumës, mesazhi që përcjell në emër të Fatos Tushes

13:09 / December 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zv.drejtori i Traumës Vilson Ruçi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flet zv.drejtori i Traumës Vilson Ruçi lidhur me gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe dhe sekretares së tij Erisa Qalliu, të dy të plagosur si pasojë e sulmit me granatë në në Bashki ditën e sotme.

Ruçi tha se Tushe ka vetëm një plagë në gjoks pasi i kishte rënë një cifël nga predha, ndërsa përcolli edhe një mesazh në emër të kryebashkiakut.

“Ka vetëm një plagë në gjoks, një cifël që i është hequr nga kirurgët në Lushnje, ne nuk gjetëm dëmtime të tjera për jëtën. Është i kthjellët, ju përshëndet për interesimin dhe ju uron një ditë të mbarë”, tha zv.drejtori.

Sa i takon Erisa Qalliut, kjo e fundit ka dëmtime më serioze dhe do i nënshtrohet një ndërhyrje por edhe ajo, siç tha zv.drejtori është jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë që granata është vendosur poshtë derës së kryetarit, dhe në momentin që Fatos Tushe ka hapur derën e zyrës ka ndodhur dhe shpërthimi i fuqishëm që plagosi kryebashkiakun dhe sekretaren e tij.

Dyshohet se autor i këtij atentati është shtetasi Gëzim Saraçi, i cili ka qenë më herët shofer në Bashkinë e Lushnjes, ndërsa ka pasur debate të herëpashershme me Tushen. Bëhet me dije se 45 vjeçari Gëzim Saraçi ka qenë shofer i kryebashkiakut të mëparshëm të Bashkisë së Lushnjes Albert Sanxhaku, dhe në kohën kur në detyrë ka ardhur Fatos Tushe, ai është larguar nga puna. Nuk dihet nëse largimi nga puna ka qenë motivi i kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur sot Lushnjen.

Ndërkaq Saraçi është shpallur në kërkim teksa në Lushnje është nisur vetë drejtori i policisë Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj, drejtor i policisë kriminale.

Fatos Tushe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.