Ecuria e punimeve për investimin madhor që po zhvillohet nga Qeveria Shqiptare për Vlorën, ishte sot në qendër të një takimi pune që u zhvillua me përfaqësues të qeverisë, financuesit e projektit, por edhe të firmës që po zbaton punimet.
Kryebashkiaku Dritan Neli tha se: “Jemi të angazhuar për të përfunduar pjesën më të madhe të punimeve infrastrukturore në këtë investim, përpara sezonit turistik. Diskutuam edhe për problemet që kanë dalë gjatë zbatimit të këtij projekti. Do të përqëndrohemi tek zgjidhja e problematikës së “Qemerit të Gurit”. Aty ka vite që nuk është ndërhyrë dhe ne po gjejmë zgjidhjet më të mira që të kemi një rezultat sa më pozitiv. Gjatë reshjeve të shiut ka probleme të mbushjes me ujë të këtyre segmenteve rrugorë, që e ka origjinën tek demtimi i kanalit të ujërave të larta në kodrat e qytetit, ku ndërhyrjet e kryera në këto 25 vite, kanë dëmtuar rëndë të gjithë këtë arterie të mbrojtjes së qytetit nga përmbytjet që vijnë nga kodrat që na rrethojnë”.
Vëmendja e Qeverisë Shqiptare do të vazhdojë, do të ketë një financim të ri për rivitalizimin e të gjithë rrugës së hebrenjve. për ndërtimin në Vlorë të Muzeut Kombëtar të Hebraizmit, do të ketë zhvillim të qytetit në aspektin turistik dhe ekonomik dhe përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët e Vlorës dhe biznesi