Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit janë ndjerë edhe në selinë e Kryegjyshatës Botërore në Tiranë.
Për të inspektuar dëmtimet dhe për testuar sigurinë e ndërtesës ka mberritur në selinë e Kryegjyshatës pasditen e së dielës një grup ushtarakësh izraelitë të shoqëruar edhe nga kryerabini.
Pasi panë dëmet e shkaktuara ekspertët ushtarakë thanë se dëmtimet janë sipërfaqësore, ndërsa godina është e sigurt dhe mund të përdoret nga besimtarët pa problem për të kryer ritet e tyre të besimit.
Ekspertet shperndane dhe një foto në facebook ku dhanë lajmin e mirë se kryegjyshata ishte e sigurtë dhe mund të rihapej”. Faqja ka mbi 2.3 milione ndjekës.