Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi: Avokati të kërkonte “arrest me burg” për mua dhe “detyrim paraqitje” për Metën

19:10 / October 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi gjykata la në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për ish-Presidentin Ilir Meta dhe “detyrim paraqitje” për deputeten Monika Kryemadhi, kjo e fundit ka dhënë një prononcim për mediat.

Gjatë fjalës së saj, ajo ka treguar dhe bisedën që ka pasur me avokatin Gjokutaj, të cilit sipas saj i ka thënë se është “jo serioz” pasi duhet të kishte kërkuar “arrest me burg” për të dhe “detyrim paraqitje” për Ilir Metën.

Monika Kryemadhi: I thashë Gent Gjokutajt që ti je avokat jo serioz sepse duhej të kërkojë “arrest me burg” për mua dhe “detyrim paraqitje” për Ilir Metën sepse në 167 faqe janë veprat e mia, për të cilat aludohet se akuzohet Ilir Meta. Unë kam qenë edhe ndërmjetësuesja që e kam prezantuar me filanin apo filanen. Nuk ka lidhje Ilir Meta. Ilir Meta ka qenë kryetar Parlamenti, ka qenë President. Këto janë absurditete që i kanë ngritur. Unë ja kërkova dhe Prokurorisë se kjo çështje duhet të ishte e ndarë.

Prokuroria ishte shumë provokative. Të jemi të sinqertë sepse të më pozicionosh në një sallë ku ne jemi në konflikt të hapur, është për të na provokuar dhe për të bërë show. Ka pyetur Prokuroria Eglantina Gjermenin, Edi Ramën për telefonin tim? Kam përshtypjen se e kanë thirrur Edi Ramën, i kanë parë mesazhet bashkë me Edi Ramën tek telefoni im, u janë kujtuar kohët e vjetra, i është kujtuar edhe se që e kemi gënjyer Ilir Metën për të bërë Erion Veliajn kryetar bashkie.

Pyetje: Ju e keni paracaktuar Erion Veliajn si kryetar bashkie? Pra, emrin e tij në listë?

Monika Kryemadhi: M’u thaftë goja dhe dora bashkë.

E pyetur se a do i dërgojë ushqime ish-bashkëshortit të saj në qeli, Monika Kryemadhi tha se Ilir Meta nuk pranon asgjë nga ajo.

akuzat Ilir Meta Monika Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.