Kandidati i Berishës për bashkinë e Dibrës Premtim Kryemadhi ka organizuar sot në qytetin e Peshkopisë një takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti. Ai i ka falenderuar ato për mbështetjen e treguar, por në fotot e publikuara nuk shfaqen fytyrat e zonjave e zonjushave të pranishme.
Postimi i Kryemadhit:
Mbështetje e fuqishme e zonjave (gra dhe vajza) të Dibrës për koalicionin opozitar “Shtëpia e Lirisë”.
Shpresa dhe ndryshimi lexohej ne çdo fjalë që ato thanë në këtë bashkëbisedim.
Fitorja e 6 Marsit lexohet edhe në këtë pjesëmarje masive, megjithë shantazhin e pushtetit.
Falenderim i veçantë për këto zonja të nderuara.