Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryemadhi flet nga Londra: Të merremi me Bashën është humbje kohe

22:27 / March 10, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
monika kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bën thirrje për unifikimin e Partisë Demokratike dhe thotë se ka ardhur koha që opozita të rrëzojë qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Komentet për situatën politike në vend, Kryemadhi i bëri gjatë një lidhje “live” nga Londra, ku raportohet se mori pjesë në një seancë të parlamentit anglez.

Ajo iu përgjigj Bashës edhe për deklaratën e tij se 6 marsi ishte kurth.

“Suporti pa kushte i Lulzim Bashës në 25 prill na solli në këtë situatë ku ndodhemi sot. Nuk ia vlen të merremi me atë. 6 marsi kurth i Ilir Metës? Nuk është e vërtetë. Zoti Meta zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë kam bërë tre takime në këtë fushatë. Zotit Basha i duken gjithmonë gjërat kurth. Uroj të mos i duket kurth edhe Gaz Bardhi. A e shikoni çfarë po ndodh sot në rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë? Ky është oksigjeni i 6 marsit.

Në Sllovë kandidati i PS kërkonte që votat t’a jepnin kandidatit të zotit Basha. Roli i LSI ka qenë vetëm vëzhgues në zgjedhjet e 6 marsit. Të merremi me zotin Basha është humbje kohe, do të ishte mirë që PD të shkonte drejt unifikimit të saj, sepse një PD e unifikuar është rrëzim i menjëhershëm i Edi Ramës. Pavarërisht çfarë ndjesish personale politike kemi ne për zotin Basha, apo për këdo tjetër, por unifikimi i PD sot dhe fitorja e Shkodrës për shkak edhe të punës së zonjës Voltana Ademi, të cilën e përgëzoj, kanë qenë disa efekte që kanë ndezur pak shpresë, pak dritë jeshile”, u shpreh Kryemadhi.

Zonja Kryemadhi, keni parashikuar disa muaj më parë arrestime për inceneratorët dhe s’po ndodh gjë. Keni një parashikim të fundit?

Monika Kryemadhi: S’mund të ndodhë sepse për 5 muaj SPAK-un e zvarriti Komisioni Hetimor i zotit Basha, për shkak sepse ky komision bëhej me të vetmen mënyrë për të shpëtuar Erion Veliajn. Komisioni Hetimor, në njërën anë tërhiqej nga Edi Rama për të sulmuar Erion Veliaj dhe nga ana tjetër tërhiqej nga Erion Veliaj për të zvarritur proçesin dhe thirrjen e tij në SPAK.

Zoti Rama do të sulmojë Erion Veliajn sipas jush?

Monika Kryemadhi: Normal, sepse Erion Veliaj dhe Lulzim Basha janë e “ardhmja e politikës shqiptare”. Janë ata të cilët shesin nënë dhe babë për 5 lekë. Mjafton të shohësh të gjitha kauzat e opozitës të shitura dhe të shikosh që konçesionin më të madh dhe më të korruptuar e ka firmosur Erion Veliaj. Inceneratori i Tiranës është një nga aferat më korruptive që janë mbi 240 mln euro që paguajnë taksapaguesit e Tiranës. Mjafton të anulojnë koncesionin e Tiranës dhe ja ku e kanë uljen e çmimit të karburantit.

Basha Kryemadhi londra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.