Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi hedh poshtë akuzat e hedhura në media se PD i ka propozuar LSI-së listë të përbashkët të deputetëve.
Në cilën ditë dhe orë?, është pyetja e Kryemadhit, e cila i konsideron mashtrime që i shërbejnë vetëm Ramës.
Postimi i Kryemadhit:
Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij.

