Krahas protestave të opozitës, ku të enjten do të zhvendoset në rrethe, dhe ajo e radhës në Tiranë do të mbahet më 11 maj, Lëvizja Socialiste për Integrim nis takimet në terren për komunikim të drejt për drejtë me qytetarët.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar me krerët e partisë në rrethe. “Të gjithë në terren në komunikim të drejtpërdrejt me qytetarët”, mësohet tu ketë thënë Kryemadhi. Ajo ësthë shprehur se prioriteti kryesor është lufta kundër varfërsisë. “Opozita e bashkuar kunder keqverisjes, varferise dhe largimit te te rinjve nga vendi”, ka thënë më tej kryetarja e LSI-së.