Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” është pyetur kur do të organizojë opozita protestën e radhës. Sipas saj, tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia ka ndikuar në axhendën e opozitës.
Pjesë nga intervista:
Peka: Do bëni protestë para zgjedhjeve?
Kryemadhi: Do i bëjmë të gjitha ne. Protesta, aksione politike.
Peka: Kur ka zgjedhje?
Kryemadhi: Një orë e përpara të bëhen do të jetë më mirë për shqiptarët. Do të sillte një çlirim të ekonomisë shqiptare. Ne jemi të gatshëm ta mbyllim sa më shpejt reformën zgjedhore, çka sjell edhe zgjedhje të reja.