Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në Lezhë ku zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike.
Kryemadhi u bëri edhe njëherë thirrje shqiptarëve të bashkohen për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se opozita ka marrë parasysh gjithçka.
“Ne nuk do të dalemi se ky është misioni ynë. Për të kthyer ata qindra shqiptarë që kanë ikur. Ne do të vazhdojmë dhe do të luftojmë sepse nuk kemi asgjë personale me Edi Ramën, por me dështiet e tj si kryeministër. Dështoi me hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Rriti çmimet, e energjisë, ujit të pishëm taksat. Ky është misioni jonë për të luftuar këto fenomene. Në fund të fundit në shqiptar jeton me dinjitet në vendin e tij. Ne duhet ta bëjmë të banueshëm këtë vend. Ne kemi nisur një rrugë që mund të jetë e gjatë, dhe e vështirë por kemi marrë parasysh çdo gjë. Ne nuk diskutojmë mandatin e deputetëve por të shqiptarëve. Mandati i shqiptarëve është hapja e negociatave me BE-në.
Jemi këtu në Lezhë, pasi dua të them se mandati im si deputete këtu në Lezhë ka qenë një ndër më të bukurit. Bashkia e Lezhës është ndër më të bukurat, ka malin, lagunën, por mbi të gjitha ka historinë, e bashkimit të shqiptarëve. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve t’i harrojmë ndasitë politike dhe flamujt por të bashkohemi për Shqipërinë, të ngrejmë një sistem të fortë. Ky shtet kërkon sistem të fortë dhe jo lider të kapur që mendon vetëm për veten e tij. Dua t’ju them mos u ndalni as nga presioni as nga trokitjet e policisë sepse njerëzit më të lodhur janë policët. Janë ata që paguhen më pak nga të gjithë. Janë prokurorët që kërcënohen. Çdo njeri që është në grahmat e fundit bën atë që bën Edi Rama. Tik-taku i tij ka filluar”, tha ajo.