Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Kryemadhi uron Krishtlindjen: Kemi nevojë për ndjenjë solidariteti

14:05 / December 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1577275776 kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi me anë të një reagimi për mediat u ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë duke thënë se Krishti na mëson se varfëria nuk është shenjë por dashuria në zot ajo që na pasuron.

“Ju uroj juve në radhë të parë që edhe në këtë ditë pushimi jeni në krye të detyrës si gjithmonë, për të shpërndarë ndjesitë e mira, për të shpërndarë urimet e njerëzve, për të shpërndarë ngjyrat e bukura të Krishtlindjes, për të cilat shqiptarët sot në këto ditë të vështira kanë më shumë nevojë. Kanë më shumë nevojë në këto ditë pas tërmetit të 26 nëntorit për ngjyrat e bukura të Krishtlindjes, për shenjat e një jete të mirë që do të lindi.

Kanë më shumë nevojë shqiptarët për ngjyrat e Krishtlindjes dhe të kësaj ndjenje solidariteti që Zoti tregoi në këtë ditë, duke sjellë Birin e Tij në tokë, për t’ju treguar që varfëria nuk është një shenjë. Për të treguar që pasuria më e madhe që kemi është besimi në Zot. Errësira dhe stalla ku ka lindur Jezus Krishti, nuk është stallë e varfër dhe e drobitur, por është një vend që secili nga ne e bën të shenjtë, pra shtëpia që ne kemi është e shenjtë. Të gjitha gjërat që Zoti na tregoi me lindjen e Jezus Krishtit, janë shenja që ne të gjithë duhet të mësojmë për të kuptuar që nuk jemi të dobët. Jemi të fortë sepse kemi Zotin pranë. Nuk jemi të varfër, sepse kemi Zotin pranë, dashurinë më të madhe për njëri-tjetrin. Nuk jemi në errësirë, por jemi në ndriçimin që Zoti I bën errësirës që herë pas here e kemi për të na provuar forcën dhe fuqinë njerëzore dhe mbi të gjitha solidaritetin ndaj njëri-tjetrit. Në këtë ditë Krishtlindjesh, unë me shpirt dhe me zemër uroj të gjithë shqiptarët, Krishtlindje të mbara dhe të bardha, të begata. Duke përfituar nga rasti, iu uroj ju dhe familjeve tuaja, Krishtlindje të mbara dhe një vit 2020, siç është 20 dhe 20, të jetë 0.2 siç e kanë kompjuterët, fuqia më e madhe për shqiptarët dhe sidomos për të rinjtë shqiptar, të cilët kanë nevojë që të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Gëzuar! Zoti iu bekoftë ju dhe gjithë shqiptarët. Gëzuar për shumë vjet!” tha Kryemadhi.

krishtlindja Kryemadhi Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.