Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër

08:52 / February 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
samiti be ballkani perendimor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë sot në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, i cili do të mbahet në selinë e BERZH-it në Londër. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë të gjashtë krerët e qeverive nga rajoni, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë e mundshme për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare.

Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it i këtij lloji. Samiti përurues i Ballkanit Perëndimor u zhvillua 10 vjet më parë, në shkurt 2014 dhe, për herë të parë, mblodhi së bashku të gjithë kryeministrat e rajonit. Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in.

BERZH mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot.Pika kryesore tradicionale e Samitit-Sesioni i kryeministrave interaktiv do të shohë që liderët rajonalë dhe presidenti i BERZH-it t’i drejtohen audiencës me vizionin e tyre të përgjithshëm për rajonin, projektet kyçe rajonale dhe mundësitë për investime në nivel rajonal dhe në secilin të vendeve të rajonit, ku përfshihen Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Sesioni do të ketë pyetje dhe përgjigje të zgjeruara me investitorët e huaj. Duke qenë se tranzicioni i gjelbër është prioriteti kryesor i Bankës në rajon, do të ketë një panel të veçantë për Energjinë e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor, i cili do të bashkojë politikëbërësit kryesorë (të parashikuar në nivel ministror) dhe investitorët për një diskutim mbi maksimizimin e kapitalit privat, mobilizimi për të përshpejtuar dekarbonizimin e rajonit.

London
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.