Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryeministri Edi Rama paditet nga këshilltari i tij

10:11 / April 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 2 696x348 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilltari i Kryekministrit Maksim Malaj ka paditur në Gjykatën Administrativë të Apelit institucionin e Këshillit të Ministrave, Ministrinë e Mbrojtjes si dhe Qendrën Nderinstitucionale Operacionale Detare (QNOD).

Tirananews.al mëson se në çështjen që ka për relator Kastriot Selitën, Gjeneral Major Maksim Malaj kërkon detyrimin e palës së paditur që ta dëmshpërblejë me pagën e 12 muajve, si pasojë e zgjidhjes së marrëdhënies së punës në mënyrë të menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara si dhe detyrimin e palës së paditur që ta dëmshpërblejë me pagën me 2 muaj dëmshpërblim për shkak të mosrespektimin të afatit të njoftimit.

WhatsApp Image 2019 04 01 at 10.08.58

Gjithashtu, në padinë e tij drejtuar gjykatës të regjistruar më 18 mars 2019, Malaj kërkon detyrimin e palës së paditur që ta dëmshpërblejë me pagën me 2 muaj dëmshpërblim për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës.

Gjeneral Major Maksim Malaj është aktualisht këshilltar për çështjet e sigurisë tek Kryeministri Edi Rama, post të cilin më herët e mbante Sandër Lleshaj, aktualisht, Ministër i Brendshëm. Ndërkohë Gjeneral Major Maksim Malaj deri në kohën e emërimit në këtë detyrë mbante postin e Prefektit të Qarkut të Elbasanit, detyrë në të cilën u emërua Gledian Llatja, emri i të cilit lakohet si kandidati potencial i të majtës për kandidat për kryetar i bashkisë së Elbasanit në zgjedhjet e 30 qershorit. Gjeneral Major Maksim Malaj ka lindur në Vlorë më 13 shtator 1958. Eshtë një ushtarak karriere. Ai ka arritur gradën më të lartë për një ushtarak: Gjatë qeverisjen së Sali Berishës ai ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, raporton tirananews.al.

WhatsApp Image 2019 04 01 at 10.09.12

Malaj e mori këtë detyrë në vitin 2008, pas ngjarjeve të Gërdecit duke zëvëndësuar në këtë post të lartë Gjenerallejtnant Luan Hoxhën dhe e la në 8 gusht 2011. Me mbarimin e mandatit tre vjeçar, ish kryeministri Sali Berisha i propozoi Bamir Topit lirimin e Malajt nga shefi i Shtabit të FA. Sipas Berishës, arsyeja e lirimit të Malajt lidhej me mbarimin e mandatit. Në vendin e Malajt në 2011 të FA, u emërua Xhemal Gjunkshi. Ndërsa ishte në lirim, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në janar 2014 e riktheu në detyrë gjeneral majorin në rezervë, Maksim Malaj në postin e drejtorit të QNOD-s, (Qendra Ndëroperacionale Detare në Durrës. Pikërisht edhe padia lidhet me këtë detyrë. / tirananews.al

Edi Rama paditet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.