Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur se personat e pagjetur gjatë luftës është prioriteti i qeverisë së tij. Në një postim që ka bërë në Facebook ai ka shkruar se personat e pagjetur janë një nga pikat kryesore të dialogut me Serbinë. Më tej ai ka shkruar se Serbia duhet që të ofrojë të gjitha të dhënat që ka në lidhje me vendndodhjen e varresave masive të pagjetura.
Ndriçimi i fatit të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë është prioritet për Qeverinë, si dhe ndër pikat kryesore në procesin e dialogut me Serbinë. Kjo çështje do të zgjidhet me arritjen e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast Serbia obligohet që të ofroj të gjitha të dhënat për vendndodhjen e varrezave masive. Për këtë bisedova sot me anëtarët e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, me të cilët u dakorduam që takimet e këtij formati të jenë të rregullta. Qeveria ka gatishmërinë dhe ofron mbështetje të vazhdueshme për të gjitha shoqatat e familjarëve të të zhdukurve. Kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe kërkon qasje serioze nga ana e institucioneve shtetërore,” ka shkruar ai.
Ndërkohë që më herët zyra e qeverisë së tij, njoftoi se nesër do të mbahet një mbledhje e të gjithë qeverisë për të biseduar për mbejtet mortore të varrezës masive të Kiezhvak-u.