Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, nuk do të bëhet pjesë e Samitit të Ukrainës që zhvillohet sot në Tiranë, për shkak të përkujtimores së aksidentit të Tempit. Si sot një vit më parë në Greqi ndodhi një aksident i rëndë hekurudhor, ku nga përplasja e dy trenave vdiqën 57 pasagjerë, katër prej tyre ishin të rinj shqiptarë.
Një arsye tjetër e mospjesëmarrjes së kryeministrit grek në Tiranë është klima negative që ekziston në vend si dhe greva e përgjithshme që ka nisur sot në vend.
Lexo edhe :
Related Posts
Kurse mëngjesin e sotëm, qindra protestues janë bërë bashkë jashtë zyrave të hekurudhave greke, ku kërkojnë zbardhje të aksidentit që iu mori jetën 57 vetëve, kryesisht të rinj që ktheheshin nga festimet e karnavaleve. Sindikatat denoncuan mungesën e fondeve dhe programeve të investimeve të cilat sipas tyre bënë që të mos funksionojnë mekanizmat parandaluese të tragjedisë.