Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kryeministri i Bullgarisë jep dorëheqjen! Ja kush do ta drejtojë qeverinë

22:59 / March 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bullgari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, ka dhënë dorëheqje të martën, duke i hapur rrugën partnerit të vet në koalicion, partisë së qendrës së djathtë GERB, ta udhëheqë Qeverinë sipas marrëveshjes që këto dy parti e kishin arritur pas zgjedhjeve të vitit të kaluar.

Megjithatë, kjo ka nxitur një mosmarrëveshje për atë se çfarë do të ndodhë më pas.

Zyra e Këshillit të Ministrave njoftoi për dorëheqjen e Denkovit dhe Qeverisë së tij të martën, nëntë muaj pasi koalicioni qeveritar i Denkovit ishte miratuar nga Parlamenti i Bullgarisë me mbështetje nga dy grupet më të mëdha parlamentare – GERB dhe “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” (PP-DB).

Sipas marrëveshjes së arritur kur GERB dhe PP-DB njoftuan se ishin pajtuar për formimin e Qeverisë vitin e kaluar, Denkov do ta mbante postin e kryeministrit për nëntë muaj dhe pastaj do t’ia dorëzonte detyrën ministres së Jashtme, Maria Gabriel.

“Kjo nuk është lojë politike, por mbajtje e fjalës së dhënë, një shprehje e vazhdimësisë, ndershmërisë politike dhe respektit për qytetarët”, tha Denkov në një komunikatë.

“Tani po e nderoj përkushtimin që ne e dhamë përmes deklaratës së përbashkët më 6 qershor 2023”, shtoi ai.

Denkov dha dorëheqje pasi GERB e paraqiti planin e vet për koalicion më 5 mars, pas disa javësh mosmarrëveshje mes dy partive politike.

Mosmarrëveshjet kryesore janë se kush duhet ta marrë detyrën e ministrit të Jashtëm dhe nëse duhet të ketë ndryshime në rregullatorë.

Sipas PP-DB, Denkov duhet të bëhet ministër i Jashtëm, por GERB nuk dëshiron ta lëshojë këtë post.

GERB-i propozoi në planin e vet për koalicion që Gabriel ta mbajë postin e ministres së Jashtme për nëntë muajt e ardhshëm dhe të shërbejë si kryeministre njëkohësisht.

Ajo propozoi gjithashtu edhe më shumë kohë mes rotacioneve të pushtetit – 15 muaj në vend të nëntë muajve.

Sipas marrëveshjes së arritur në qershor për ndarjen e pushtetit, të gjithë ministrat duhet t’i mbajnë postet e tyre, por prej atëherë GERB-i ka kërkuar që disa ministra të zëvendësohen.

PP-DB në shkurt propozoi një traktat sipas të cilët marrëveshja për lidership të përbashkët nuk do të prekej. Por, BERB e hodhi poshtë këtë dhe propozoi draftin për marrëveshje koalicioni. Të dyja partitë kanë kërcënuar me zgjedhje të parakohshme, nëse nuk arrihet marrëveshje.

Bullgari doreheqje nikolai denkov
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.