Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu përshëndet kryeministrin Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale dhe shpreh solidaritetin me Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.
Netanyahu ka shpërndarë një video të kryeministrit Edi Rama, i cili takoi sot një grup ekspertësh izraelitë që po inspektojnë banesat e prekura nga tërmeti në Durrës, Tiranë dhe zonat përreth.
“Faleminderit kryeministri i Shqipërisë, miku im Edi Rama për fjalët e ngrohta. Izraeli qëndron pranë Shqipërisë në këtë orë të vështirë”, shkruan kryeministri izraelit Netanyahu në Twitter.