Kryeministri italian, Mario Draghi, gjatë takimit të G7 ka përsëritur rëndësinë e kordinimit të ngushtë mes vendeve anëtare për të mbështetur Ukrainën dhe për të synuar një armëpushim të menjëhershëm.
“Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe të vazhdojmë me paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë. Në të njëjtën kohë, duhet të bëjmë çdo përpjekje për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur dhe për t’u dhënë shtysë të re negociatave”, tha Draghi.