Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu iu është drejtuar me një mesazh paralajmërues Iranit dhe Hezbollahut.
“Mos na testoni në veri, mos e përsëritni gabimin që keni bërë. Çmimi që paguani do të jetë shumë më i lartë. Bëni kujdes”, u shpreh ai.
Në seancën hapëse të konferencës dimërore të Knesset-it, Benjamin Netanyahu tha me bindje se Izraeli do të arrijë fitoren përfundimtare kundër Hamasit.
“Ka shumë pyetje për fatkeqësinë që na ndodhi dhjetë ditë më parë. Ne do të hetojmë gjithçka deri në fund. Tani jemi të bashkuar për një qëllim, fitoren. Ne do të fitojmë sepse bëhet fjalë për ekzistencën tonë në këtë hapësirë, e cila ka shumë forca të errëta.”