Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një deklaratë për mediat nga Tel Aviv, është shprehur se militantët e Hamasit “janë të dënuar”, ndërsa ka paralajmëruar se tashmë vendi po përgatitet për sulm tokësor.
Netanyahu thotë se vendi po “përgatitet” për një pushtim tokësor dhe trupat tashmë kanë “eliminuar mijëra terroristë”.
“Të gjithë militantët e Hamasit janë të dënuar,” thotë ai, duke shtuar se njerëzit po punojnë rreth orës se kur do të futen për sulm.
Kreu i qeverisë izraelite nuk ka dhënë detaje të tjerra rreth sulmit që po përgatisin, duke i cilësuar mjaft sekrete.
“Dua ta bëj shumë të qartë se koha e funksionimit të IDF-së përcaktohet unanimisht nga kabineti që drejton luftën së bashku me shefin e shtabit të përgjithshëm”, thotë ai. “Ne punojmë për të siguruar kushtet më të mira optimale për operacionet e tyre të ardhshme”, u shpreh Netanyahu.
Duke u bërë thirrje izraelitëve, ai u kërkon atyre të mos harrojnë për asnjë moment ata që janë vrarë në sulmet e Hamasit.
“Është si të futësh mijëra shigjeta në zemrën tonë, e cila rrjedh gjak,” thotë ai, duke shtuar se do të ketë një ditë zie kombëtare për të kujtuar viktimat.
Ai gjithashtu u kërkon njerëzve që të evakuohen në jug të Gazës dhe thotë se vendi po i ndihmon qytetarët të marrin armët e tyre personale në mënyrë të kontrolluar.
“Roli im është të udhëheq këtë vend dhe popullin e tij drejt fitores së plotë mbi armiqtë tanë. Së bashku do të luftojmë dhe së bashku do të fitojmë”, thotë ai.