Kryeministri Rama në një reagim në rrjetet sociale shprehet se banorët që jetojnë në Tiranë dhe Durrës dhe që janë larguar për fundjavë në qytete të tjera të hyjnë gjatë hapjes së rrugëe hyrëse pas mesnatës të së dielës deri në orën 8 të mëngjesit.
Sipas Ramës, gjasat janë që ky perimetër të mbyllet përsëri.
Rama shkruan:
“KUSH BANON NË TIRANË-DURRËS DHE ËSHTË LARGUAR PËR FUNDJAVË TË GJATË NË KORÇË OSE GJETKË, TË SIGUROHET TË HYJË NË PERIMETRIN E BLINDUAR GJATË HAPJES SË RRUGËVE HYRËSE PAS MESNATËS TË SË DIELËS DHE JO MË VONË SE ORA 08.00 E MËNGJESIT. SIPAS TË GJITHA GJASAVE PERIMETRI DO TË MBYLLET PËRSËRI”