‘Tirana është Amerika jonë e vogël. Lum si ne që jetojmë në Tiranë’. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në pallatin e Brigadave në ceremoninë e 100 vjetorit të Tiranës. Para të ftuarve, personaliteteve dhe ambasadorëve të SHBA-BE-së, kreu i qeveria u shpreh se sfidat për shekullin e ri që nis nesër janë të shumta për Tiranën.
“Dua ti referohem Kadaresë kur thotë se ‘Tirana gdhin aq pabesisht e hijshme sa nuk di për çfarë ta marrësh delir apo qytet’. Kjo frazë i ka brenda të gjitha. Tirana është Amerika jonë e vogël. Tani kohët ka ndryshuar dhe me të drejtë, Amerika na kërkon të bëhemi si Amerika sot.
Është vendi ku njerëzit vijnë dhe kanë një ëndërr. Duke parë si u shkëlqejnë sytë ambasadorëve nuk jemi keq. Keq nuk jemi, do të jemi shumë më mirë pa diskutim, edhe nëse nuk jemi ne të zotë. Lum si ne që jetojmë në Tiranë” tha ai.