Një ditë pas takimeve me ministrat e Brendshëm dhe Drejtësisë, Besfort Lamallari dhe Toni Gogu, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim sot edhe me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
Takimi po mbahet në rezidencën qeveritare Vila 30, ndërsa ministrja Ibrahimaj është e shoqëruar nga drejtues të institucioneve në varësi.
Mësohet se në fokus të diskutimeve mes palëve është ecuria dhe axhenda e punës së ministrisë dhe institucioneve.
